Pesë luanë arratisen nga ekspozita në kopshtin zoologjik australian

Pesë luanë arritën të arratisen për një kohë të shkurtër nga rrethimi i tyre në një kopsht zoologjik australian. Kopshti zoologjik nuk e di ende se si ikën kafshët por ka nisur një rishikim zyrtar

Luanët e fotografuar në gusht të këtij viti





Pesë luanë kanë shkaktuar një emergjencë të shkurtër në një kopsht zoologjik australian pasi u arratisën nga rrethimi i tyre.

Luanët e arratisur kanë qenë një i rritur dhe katër këlyshë, të cilët u panë jashtë ekspozitës së tyre në kopshtin zoologjik Taronga të Sidneit rreth orës 23:30 të martën.

Kopshti zoologjik u mbyll dhe një këlysh duhej të qetësohej, por të gjithë luanët u siguruan brenda pak minutash, kështu ka bërë  të ditur një zëdhënës.

Po ashtu, sipas tij, askush nuk është lënduar, por nuk është dhënë shpjegim për arratisjen e tyre.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i kopshtit zoologjik Simon Duffy e quajti atë një “incident të rëndësishëm” që do të hetohej.

Ai ka thënë për mediat lokale se luanët kishin hyrë në një zonë të vogël “ngjitur” me ekspozitën e tyre, rreth 100 metra nga ku mysafirët po qëndronin në kopshtin zoologjik gjatë natës. Kopshti zoologjik kryesor ishte i mbyllur në atë kohë, raporton BBC.

“Luanët në asnjë moment nuk dolën nga ajo zonë [në afërsi] ose nuk dolën nga kopshti zoologjik Taronga”, ka thënë ai.

Duffy ka shtuar se zona e vogël mbrohej nga një gardh prej gjashtë këmbësh që zakonisht përdoret për të mbajtur njerëzit në një distancë të sigurt dhe i gjithë kopshti zoologjik ishte i rrethuar nga një gardh rrethues.

Sipas kopshtit zoologjik, pamjet e kamerave kishin treguar se një portier ngriti alarmin brenda 10 minutave pas arratisjes.

Stafi i është përgjigjur shpejt për të zhvendosur të gjithë njerëzit në vende të sigurta, sipas Duffy. Katër nga luanët “u kthyen me qetësi” drejt rrethimit të tyre.

Ekspozita e luanit do të qëndrojë e mbyllur deri në inspektime të mëtejshme për t’u siguruar që është “100 për qind i sigurt”.

Arratisjet e kafshëve në kopshtet zoologjike Australiane janë të rralla.

Në vitin 2009, një luaneshë iku nga mbyllja e saj në kopshtin zoologjik Mogo, në jug të Sidneit, dhe u qëllua për vdekje për shkak të rrezikut që përbënte për publikun.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika