Pesë persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me rastin po merret njësia rajonale e trafikut.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika