Pesë të vdekur pas rrëzimit të helikopterit afër malit Everest

Helikopteri që transportonte turistë meksikanë u rrëzua pranë malit Everest duke vrarë të paktën pesë persona. Moti i keq bëri që piloti nepalez të ndryshojë rrugën e planifikuar

Udhëtimet turistike mbi malin Everest janë të rralla në këtë kohë të vitit për shkak të motit./ Foto : PRAKASH MATHEMA/AFP

Të paktën pesë persona humbën jetën, pasi një helikopter me turistë meksikanë u rrëzua pranë malit Everest të martën në mëngjes.

Helikopteri “Manang Air” u ngrit nga Surke në Nepal rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale duke u nisur për në kryeqytetin Katmandu, por 10 minuta më vonë, humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e pesë personave dhe po kërkonin për të gjashtin, tha Basanta Bhattarai, kryeadministratorja e qeverisë në zonë.

Zyrtarët e aeroportit thanë se kushtet e motit kishin ndikuar në devijimin e rrugës së planifikuar të fluturimit të helikopterit.

Sezoni turistik dhe alpinizmi përfundoi në maj me fillimin e sezonit të shirave dhe fluturimet turistike drejt maleve janë më pak të zakonshme në këtë periudhë të vitit, pasi dukshmëria është e dobët dhe kushtet e motit bëhen të paparashikueshme.

Nepali është i njohur për rekordin e tij të dobët të sigurisë së aviacionit, dhe incidenti i fundit vjen pothuajse gjashtë muaj pas një aksidenti avioni pranë qytetit qendror turistik të Pokhara, i cili vrau të gjithë anëtarët në bord, që ishin gjithsej 72 persona.

Vendi Himalayan ka disa nga pistat më të largëta në botë, të rrethuara nga majat e mbuluara me borë që përbëjnë një sfidë edhe për pilotët profesionalë.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka ndaluar të gjithë transportuesit nepalë në hapësirat e tij ajrore, për arsye sigurie.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika