Pesë vjet burgim për Baçeviq për krime lufte në Bellopojë të Pejës

I akuzuari Svetomir Baçeviq është shpallur fajtor për krime lufte gjatë vitit 1998 në Bellopojë të Pejës

Foto nga seanca

I akuzuari Svetomir Baçeviq është dënuar me pesë vjet burgim, pasi ai dyshohet për krime lufte gjatë vitit 1998 në Bellopojë të Pejës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, thuhet se Baçeviq gjatë periudhës kohore në mes të muajve korrik-gusht të vitit 1998, në fshatin Bellopojë, gjatë një konflikti me karakter jondërkombëtar të zhvilluar në mes të pjesëtarëve të UÇK-së dhe forcave ushtarake të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe forcave policore të Serbisë, me dashje i shkel rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Kundër Personave Civil.

I armatosur kishte shkuar në shtëpinë e fqinjëve të tij – të dëmtuarve Rexhep dhe Tigjë Kadrija, që të dy të moshës rreth 60-vjeçare, në të cilin rast fillimisht kishte gjuajtur me armë automatike në drejtim të kulmit dhe dritareve të shtëpisë, pastaj me forcë hyn në shtëpi dhe i dëmton gjësendet e shtëpisë me pretekstin se po kontrollonte për njerëz të tjerë.

Të dëmtuarën Tigjë e kishte nxjerrë në rrugë kurse të dëmtuarit Rexhep i kishte thënë se po e dërgon gruan e tij në shtab të ushtrisë dhe policisë serbe në qendër të fshatit, duke paralajmëruar se mund ta merrte atë vetëm pasi t’i sillte pjesëtarët e UÇK-së, shkruan BetimipërDrejtësi.

“Kështu e detyron të dëmtuarën Tigjë që të niset nga shtëpia dhe të ecë përgjatë rrugës së fshatit në kohë nate dhe kohë lufte në një zonë jo shumë të banuar dhe pa ndriçim ashtu që e dërgon deri te shitorja në qendër të fshatit”.

“E urdhëron që të mbështet për muri në prezencë të pranishmëve, ndërsa vetë i rri afër në një distancë të afërt e që në ndërkohë vije fqinji i të dëmtuarës i cili përleshet me të dëmtuarin, duke e goditur me grusht me ç’rast arrin që të dëmtuarën ta kthejë në shtëpinë e saj kurse të nesërmen i merr dy të dëmtuarit dhe i largon nga fshati Bellopojë duke ua krijuar mundësinë që të shkojnë në qytetin e Pejës”, ka sqaruar gjyqtari Musa Kongjeli.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” vepër penale e ndëshkueshme sipas Kodit Penal të Kosovës si dhe në shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës,

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika