Pesëdhjetë persona të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Fshatra të dëmtuara rëndë në Afganistan si pasojë e vërshimeve FOTO:AFP

Të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve në qendër të Afganistanit, sipas autoriteteve afgane.

Mawlawi Abdul Hai Zaeem, zyrtar për informim në provincën qendrore Gor, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk dihet se persona janë të lënduar pas përkeqësimit të situatës prej të premtes, që ka rezultuar me bllokim të disa rrugëve.

Zaeem ka thënë se 2.000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, 4.000 pjesërisht dhe më shumë se 2.000 dyqane janë nën ujë në kryeqytetin e provincës Gor, Feroz-Koh.

Javën e kaluar, vërshimet tjera të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar fshatra në veri të Afganistanit, duke vrarë 315 persona dhe duke plagosur më shumë se 1.600 të tjerë, kanë thënë autoritetet afgane, raporton AP.

Të mërkurën, një helikopter i përdorur prej forcës ajrore afgane është rrëzuar për “arsye teknike” gjatë tentimeve për gjetje të trupave të viktimave.

Afganistani është zonë e ndjeshme ndaj katastrofave natyrore derisa Kombet e Bashkuara e konsiderojnë atë si një prej vendeve më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky vend është përballur me zvogëlim të shkallës së ndihmave prej vitit 2021, kur janë larguar forcat e huaja dhe pushtetin e kanë marrë talibanët.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë në periudhën pasuese, pasi qeveritë e huaja e kritikojnë vazhdimisht udhëheqësinë e talibanëve për shtypjen e të drejtave të grave.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika