Petrit Hajdari për Lladrovcin: Në vend të projekteve, po merret me pazare e incizime

Petrit Hajdari, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit, në një intervistë në Debat Plus, ka deklaruar se gara politike e zhvilluar në Drenas gjatë fushatës zgjedhore ka qenë e mirë.

Ai ka falënderuar qytetarët për angazhimin dhe përkrahjen e tyre.
“I falënderoj për angazhimin, për përkrahjen që na kanë dhënë, për të gjitha ato dyer që na i kanë hapur, për gjithë atë pritje. Por më vjen keq që po ndodh kjo me këto audio-incizime,” ka thënë ai, duke iu referuar publikimeve të incizimeve ku është përfshirë kundërkandidati i tij, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci kishte deklaruar më herët në të njëjtin emision se audio-incizimet ia kishte sjellë Hajdari, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
“S’kom pas arsye me ia çu, se s’kom pas. E para. E dyta, po t’i kisha pas, normal që do i kisha publiku vet. Mirëpo tash, kur mungon argumenti dhe kur jemi në garë politike, unë kisha pas shumë qejf me u ul e me diskutu në bazë të projekteve e programeve që i kemi, jo me u lëshu në nivelin e debatit deri në këtë pikë, kush i ka çu incizimet. Nuk ja çoj kujt dhe nuk më ka interesu ajo pjesë,” ka sqaruar Hajdari.

Ai ka shtuar se pas publikimit të incizimeve, ka dëgjuar vetë zërin e Ramiz Lladrovcit në to.
“Ajo që e kam dëgju me veshët e mi në audio-incizim pas publikimit, është zani i Ramiz Lladrovcit, që për të gjithë qytetarët e Drenasit ka qenë shok kur dëgjojnë se si diskuton me dikë që është edhe asambleist për pazare me prona,” ka theksuar Hajdari.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika