Piktura e vjedhur nga nazistët, zbulohet në një faqe interneti në Argjentinë

Një portret nga shekulli i 18-të, i vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, besohet se është rishfaqur në një vend krejt të paparashikueshëm, i varur mbi një divan në një shtëpi bregdetare në Argjentinë dhe nuk u zbulua nga organet ligjzbatuese apo ndonjë muze, por nga një foto e publikuar në një faqe interneti për shitjen e pasurive të patundshme.

Vepra, “Portreti i një Zonje” i realizuar nga artisti barok italian Giuseppe Vittore Ghislandi, i përkiste Jacques Goudstikker, një tregtar i njohur hebre-arti nga Holanda, koleksioni i të cilit me më shumë se 1 mijë e 100 vepra u konfiskua pas pushtimit nazist të Holandës në vitin 1940.

Zyrtarë të lartë nazistë morën qindra prej tyre, sipas Agjencisë Holandeze për Trashëgiminë Kulturore.

Trashëgimtarët e Goudstikker përfaqësohen nga avokatët amerikanë Yael Friedman dhe Amelia Cuneo nga Friedman, Norman & Friedland, LLP.

Friedman konfirmoi për “ABC News” se klientja e tyre, Marei von Saher, vajza e dhëndrit të Goudstikkerit, 81 vjeçe dhe trashëgimtare e vetme, synon të ngrejë një kërkesë zyrtare për dëmshpërblim për “Portretin e një Zonje”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika