Piraj: Produktet vendore janë të shtrenjta sepse paguajmë taksa më së shumti

Biznesmeni, Burim Piraj ka thënë se produktet vendore janë të shtrenjta për shkak të vendosjes të një numri të madh taksash

Burim Piraj, biznesmen





Shpeshherë qytetarët e Kosovës, ankohen se produktet vendore, kanë kosto më të lartë se sa produktet që vijnë nga shtetet tjera.

Këtë e ka pranuar edhe biznesmeni i ftuar në “Debat Plus”, Burim Piraj, i cili tha se kjo ndodhë për shkak se prodhuesit vendorë detyrohen të paguajnë më shumë taksa se sa vendet e rajonit.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që lënda e parë e prodhuesve vendorë të lirohet nga taksa doganore, në mënyrë që produktet “Made in Kosova”, të jenë më të lira në çmim për konsumatorët.

“Nuk e di pse nuk po lirohet lënda e pare nga taksa doganore, derisa lënda e parë nuk është e liruar nga taksa doganore, produktet vendore nuk janë të barabarta em të huajat. Shpesh konsumatorët ankohen se produktet vendore janë të shtrenjta, janë sepse paguajmë më së shumti taksa, krahasuar me vendet Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Shqipëri, Moldavi”, ka deklaruar ai.

Piraj është ankuar edhe për sic e ka quajtur “vlerësimin e transportit në doganë”, duke thënë se kjo po i dëmton bizneset kosovare.

“Kemi probleme me sistemin e taksave, ajo që ka marrë një kahje jo të mirë, na kanë bërë vlerësimin e transportit në doganë, kjo nuk ka ndodhë, e kemi kontratën e transportit, nuk lejohet dogana ta vlerëson çmimin e transportit ta ndërron çmimin e fakturës”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka qenë bashkëpunuese dhe se shumëherë i ka ndihmuar prodhuesve vendorë, por sipas tij ka qenë absurde rritja e vlerës së transportit.

“Nuk është që qeveria Kurti është injoruese ndaj bizneseve, kemi pas bashkëpunime me MINT, është e hapur për bashkëpunime disa probleme i kanë zgjidhë… Rritet vlera e transportit, është absurde të rritet kjo vlerë është e papranueshme”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika