Pjesëmarrja e UNI-Universum International College në programet evropiane vlerësohet në Raportin e Progresit për Kosovën 

Komisioni Evropian, në Raportin e Progresit 2025 për Kosovën, ka vlerësuar përfshirjen aktive të institucioneve të arsimit të lartë në programet evropiane, duke theksuar se:

“Janë tre institucione të arsimit të lartë nga Kosova që marrin pjesë në European Universities Alliances si partnerë të asociuar.”

Njëri prej këtyre institucioneve është Universum International College (UNI) — i vlerësuar si lider në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunimet strategjike me universitetet më prestigjioze të Evropës dhe për pjesëmarrjen aktive në European Universities Alliances.

UNI është gjithashtu institucioni më i suksesshëm në Kosovë për pjesëmarrjen në programin Erasmus+, duke mundësuar që qindra studentë të udhëtojnë çdo vit për studime me bursë të plotë semestrale në universitetet evropiane.
Përmes këtyre programeve, studentët fitojnë përvoja ndërkombëtare, zhvillojnë aftësi profesionale dhe ndërtojnë karriera globale. 🌍💼

Ky vlerësim nga Komisioni Evropian dëshmon rolin udhëheqës të UNI-t në ndërkombëtarizimin e arsimit dhe përkushtimin për ta pozicionuar Kosovën si pjesë aktive të hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

👉 Apliko sot në UNI dhe bëhu pjesë e historisë së suksesit që po e lidh Kosovën me zemrën e Evropës!

📞 Për më shumë informata:

📌 Apliko tani: universum-ks.org/kerko-info
📧 Email: aplikimet@universum-ks.org
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062