Plagoset aksidentalisht nga vëllai i tij 13-vjeçari në Vushtrri

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se të mërkurën e 31 gushtit një 13-vjeçar është plagosur me armë ajrore nga vëllai i tij

Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se të mërkurën e 31 gushtit viktima mashkull 13-vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij në Vushtrri.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa arma është konfiskuar nga policia.

Ratet e plagosjes nuk janë të rralla në raportin e Policis ë Kosovës. Së fundmi, më 6 gusht të këtij viti, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Lipjan.

Personat e dyshuar që dyshohet se kanë kryer krimin gjenden në arrati. Sipas dëshmitarëve këtë situatë e kishte sjellë një përleshje paraprake që kishte ndodhur në lokal.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika