Plagoset një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë, Policia në kërkim të dyshuarit

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e së hënës në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Sipas njoftimit, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. 

Rasti po trajtohet si “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar që dyshohet se ka shtënë me armë.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika