Plenkoviq kërkon informacione nga Inteligjenca Ushtarake për pilotin kroat të dyshuar për spiunazh në Kosovë

Një pilot i Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe e dashura e tij, shtetase serbe nga Kosova, janë arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Sipas mediave kroate, piloti dyshohet se ka kaluar informacione të ndjeshme të mbledhura gjatë qëndrimit në Kosovë te partnerja e tij, e cila më pas ia ka përcjellë drejtuesve të Listës Serbe, forcë politike që bashkëpunon ngushtë me qeverinë e Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka konfirmuar se ka diskutuar rastin me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake të Kroacisë (VSOA), Gjeneral Major Ivan Turkalj.

“Prita drejtorin e VSOA-s lidhur me hetimin që po zhvillohet kundër një oficeri të ushtrisë kroate dhe një personi tjetër, nën dyshimin për kryerjen e krimit të spiunazhit”, ka shkruar Plenkoviq në platformën X.

Ai ka shtuar se VSOA, së bashku me Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe institucionet e tjera kompetente, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika