“Plot mangësi”-KQZ publikon raportet e audituara financiare të partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e audituara financiare të partive politike, për vitin 2024. Në shumicën dërmuese të raporteve, auditorët e pavarur kanë evidentuar mangësi të aspekteve e natyrave të ndryshme në deklarimet e partive politike

Mangësi në aspekte të ndryshme në raportet financiare vjetore të partive politike, kanë evidentuar auditorët e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raportin Lëvizjes Vetëvendosje – parti që më 2024 kishte të hyra 2.3 milionë euro dhe shpenzime 1.8 milionë sish, theksohen dy çështje kryesore.

E para, mungesa e dokumentacionit të rregullt në disa raste të shpenzimeve dhe, e dyta, mos-deponimi i të hyrave nga anëtarësimet në llogarinë bankare.

Te partneri i koalicionit të LV-së, partia Guxo auditori përmendi dy probleme: mungesën e dokumentacionit për selinë qendrore dhe mos-përfshirjen e aktivitetit financiar në pasqyrat buxhetore.

Te kjo fundit, theksohet që pasqyrat për vitet 2023 dhe 2024 “nuk reflektojnë asnjë aktivitet financiar, përveç gjobave të shqiptuara nga KQZ, pavarësisht se subjekti ka pasur aktivitete të zhvilluara gjatë këtyre periudhave”.

Partia Demokratike, ndërkaq, deklaroi të hyra në vlerë 1 milionë euro, ndërsa shpenzime në vlerë 941 mijë euro.

Në raportin për këtë parti, auditori theksoi katër çështje: mos pasqyrimin e saktë të kontributeve në natyrë dhe shpenzimeve të qirasë; mungesën e procedurave të prokurimit; mungesën e funksionalizimit të kontrollit të brendshëm financiar; si dhe mungesën e nënshkrimeve të rregullta në pasqyrat financiare.

Auditori i theksoi tri çështje në raportin financiar të Lidhjes Demokratike, parti që vitin e kaluar deklaroi të hyra në vlerë 643 mijë euro dhe shpenzime në vlerë 594 mijë euro.

E para ishte, mungesa e procedurave të tenderimit për blerje; e dyta mos përmbushja e kërkesave për kontroll të brendshëm; dhe e treta mungesa e dokumentacionit për zyra të pa shpalosura – apo thënë ndryshe mungesa e dokumentacionit për 8 zyra me qira.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet për të gjitha subjektet politike të regjistruara.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika