“Po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit?” – “Përplasje” për KFOR-in në Hagë

Prokurorja Vega Iodice ka vazhduar me pyetje drejt dëshmitarit amerikan, Jock Covey në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai është pyetur në lidhje me KFOR-in, konkretisht atë gjerman, duke nxjerr një dokument në gjuhën gjermane.

“Kontigjenti i KFOR-it gjerman, ka për detyrë që të ndalojë kriminelët dhe t’i mbaj në dalim me përjashtim të anëtarëve të kontigjentëve ndërkombëtare, për të siguruar rendin publik, për të parandaluar krime të mëtutjeshme dhe nëse është e nevojshme të ndihmojë në ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave. Trupat e KFOR-it do të arrestojnë persona që dyshohet se kanë kryer vepra të rënda penale, dhe të cilët janë kapur në flagrancë ose ishin duke kryer vepra penale”, lexoi prokurorja.

Prokurorja: A ka qenë pjesë e detyrave të KFOR-it asokohe, apo ajo?

Lidhur me këtë, dëshmitari Covey tha: “Nuk mendoj se është përshkrim i saktë kjo që pamë. Së pari ka kaluar shumë kohë dhe gjermanishten nuk e njoh mirë, por mendoj se përkthimi është i pasaktë”.

Ai tutje tha se në dokument nuk thuhet arrestim, por ndalim.

“Ky është dokument i përgatitur nga kontingjenti gjerman, as nga selia e as nga komanda qendrore e Jackson. Secili prej kontigjentëve kishte disa autonomi, disa kishin më shumë. Francezët njiheshin që ishin më autonomë, edhe amerikanët poashtu. Gjermanët nuk e kundërshtonin autoritetin qendror, por askush nuk e shikonte çka bënin nga qendra, dokumentet e tyre. Prandaj më duket se është tepruar pak këtu në përshkrimet që janë bërë ku flitet për detyrimet e forcave ushtarake sa u takon veprimtarive kriminale”.

Këtu, u desh të ndërhynte gjykatësi Fergal Gaynor.

Ai kërkoi nga prokurorja sqarime.

“Që ta kuptoj unë këtë dëshmi, këto pyetje kanë për synim të vërtetojnë se KFOR-i në fakt ka ndaluar persona në praktikë për vepra të rënda penale?”, tha Gaynor.

“Jo, është më e gjërë. Për të kuptuar mënyrën si e kanë ushtruar mandatin e tyre”, u përgjigj prokurorja.

Derisa gjykatësi Gaynor kërkoi të dinte nga prokurorja nëse po e vinte në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit.

“Pra ju po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit apo po nxjerrni dëshmi për të mbështetur argumentet tuaja?. Më duket mua që ju po përpiqeni të thoni se KFOR-i ka pasur mundësinë të ndalonte persona për vepra të rënda penale”.

“Nuk jam e fokusuar te mandati i KFOR-it, por si është zbatuar”, përfundoi prokurorja, e cila pas kësaj kërkoi seancë private.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika