Policia dhe Prokuroria në Prizren me komunikatë të përbashkët pas arrestimit të dy të dyshuarve për fajde

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë dalë me një komunikatë të përbashkët lidhur me rastin e dyshuar të fajdesë, për të cilin tashmë janë arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot (e mërkure) më 11 mars 2026 ka zhvilluar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve për veprën penale “Fajde”, sipas nenit 331 të Kodit Penal të Kosovës.

Autoritetet bëjnë të ditur se të dyshuarit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Përmes formave të ndryshme të presionit, ata dyshohet se kanë kërkuar nga viktima t’u bartë pronësinë e një shtëpie dhe dy lokaleve në Prizren, me vlerë rreth 1 milion euro.

Sipas komunikatës, të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, në momentin kur po përpiqeshin ta detyronin viktimën të rregullonte dokumentacionin për bartjen e pronësisë së pronave.

Me urdhër të gjykatës është kryer edhe kontrolli i banesave të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Ndaj të dyshuarve E.K. dhe A.K., Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren ka nxjerrë aktvendim për ndalim, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika