Policia e Kosovës i mohon pretendimet se drejtori i një OJQ në veri u sulmua nga njësiti special

Policia e Kosovës, teksa i ka mohuar pretendimet se drejtori i një OJQ-je në veri është sulmuar nga njësiti special, ka thënë se ky raportim nuk qëndron dhe është i pavërtetë

Emblema e Policisë së Kosovës





Policia e Kosovës e ka demantuar organizatën joqeveritare “Aktiv” me seli në Mitrovicë të Veriut, e cila kishte deklaruar se drejtori ekzekutiv i saj, Miodrag Milliqeviq, është “abuzuar fizikisht dhe verbalisht” nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, policia ka thënë se ky raportim është i pavërtetë.

“Sot, në orën 09:28 personi në fjalë (M. M.) me automjetin e tij, është paraqitur në vendkalimin kufitar SPK-Jarinjë dhe pas përfundimit të procedurave kufitare i njëjti pa asnjë problem ka vazhduar në drejtim të Republikës së Serbisë. Vlen të potencohet se ndaj të njëjtit nuk ka pasur asnjë incident apo maltretim siç deklarohet apo aludohet në shkrimet e publikuara”, thuhet në reagimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se me qëllim të riverifikimit janë ndërmarrë masa shtesë, ku zyrtarët policorë me detyrë në Jarinje kanë pyetur edhe palën serbe nëse dikush ka paraqitur ndonjë ankesë, ku nga mbikëqyrësi i ndërrimit të palës serbe është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë për sjellje jo të mirë apo diçka të kësaj natyre.

Ndryshe, organizata joqeveritare Aktiv, me seli në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se drejtori ekzekutiv i saj, Miodrag Milliqeviq, është “abuzuar fizikisht dhe verbalisht” nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Në një komunikatë dërguar mediave, Aktiv kishte theksuar se incidenti ka ndodhur mëngjesin e 14 nëntorit, pranë vendkalimit kufitar me Serbinë – Jarinjë.

Milliqeviq, thuhet në komunikatë, “është ndaluar nga forcat speciale të Kosovës, është ndarë nga kolona dhe gjatë marrjes në pyetje, një pjesëtar i policisë speciale e ka goditur me grusht në bark”, shkruan REL.

“Në të njëjtën kohë, ka pasur edhe ngacmime verbale, pasi policët i kanë bërtitur Milliqeviqit, i kanë kërkuar të heshtë dhe e kanë pyetur se përse nuk ka dokumente të Kosovës”, thuhejnë komunikatën e organizatës Aktiv.

Sipas saj, Milliqeviq, gjatë gjithë procedurës – nga ndalimi deri në marrjen në pyetje – “ka bashkëpunuar plotësisht me policinë” dhe “nuk ka bërë asgjë për të nxitur reagimin e dhunshëm të policisë”.

Kjo organizatë kishte paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim ndaj pjesëtarëve të forcave speciale në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe në të gjitha organet kompetente.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika