Policia e Kosovës me plan operativ për “Vidovdan”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e manifestimeve që pritet të zhvillohen me rastin e “Vidovdan-it”, më 28 qershor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka hartuar dhe aktivizuar një plan operacional gjithëpërfshirës, i cili përfshin masa të shumta për ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe kontrollin kufitar në të gjitha rajonet e vendit.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë ka shpalosur në detaje planin e masave operative, duke informuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që ishin të pranishëm në takim. Në kuadër të këtij plani, janë angazhuar njësi të ndryshme policore që do të jenë të pranishme në terren për të ofruar siguri, për të parandaluar çfarëdo incidenti të mundshëm dhe për të siguruar që manifestimet të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika