Policia e Kosovës nis “qortimin” për targat ilegale

Policia e Kosovës, këtë të martë ka filluar zyrtarisht ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masën e “qortimit” për ata qytetarë të cilët kanë targa ilegale





Policia e Kosovës, të martën zyrtarisht ka filluar “qortimin”, për qytetarët të cilët nuk i kanë të konvertuar targat e automjetit nga ilegale në legale.

Siç raportojnë mediat lokale serbe, në pikëkalimin kufitar në Jarinje një targe me veturat “KM”, i është dhënë fletë “qortimi”, si vërejtje e parë për t’i legalizuar targat nga ato “KM” në RKS.

Ne videon e postuar nga mediat serbe, shihet një grua e cila e ka pranuar fletëqortimin nga Policia e Kosovës. Ajo dëgjohet duke thënë se edhe përkundër kësaj nuk do t’i ndërroj targat pa marrë urdhër nga Beogradi.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për targat ka hyrë në fuqi këtë të martë me një nëntor, vendim i cili vlen për dy javë.

Ky është fletëqortimi që do u jepet nga sot deri më 21 nëntor gjithë qytetarëve që kanë targa ilegale të veturave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofroj siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim”.

Dokumenti i “qortimit” i cili do t’u jepet qytetarëve që kanë targa ilegale të veturave

Qeveria, e ka ndarë vendimin e saj për targat në disa shkallë: Së pari është qortimi, pastaj nga data 21 nëntor do të ketë shqiptim gjobash, me 21 janar targa provuese dhe me 21 prill pritet që vendimi për t’i legalizuar targat të zbatohet tërësisht.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ShBA dhe BE, të cilat janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i kryeministrit të Kosovës, për ta zbatuar vendimin dhe për të mos e shtyrë afatin për dhjetë muaj, ashtu siç kishin kërkuar ata.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika