Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me vetura hibride

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një hap tjetër drejt rritjes së efikasitetit dhe afërsisë me qytetarët, përmes pajisjes së policëve të lagjes me 19 vetura të reja hibride që do të përdoren në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Në njoftimin e policisë thuhet se përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare, njofton Dukagjini.

Ky investim, sipas Policisë së Kosovës, tregon përkushtimin e menaxhmentit për forcimin e besimit të ndërsjellë mes policisë dhe komunitetit, si dhe për rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në ofrimin e shërbimeve policore.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika