Policia e Kosovës paralajmëron hapjen e një konkursi të ri

"Për shkak të dorëheqjeve të policëve në Mitrovicën Veriore ka qenë edhe konkursi i fundit, ka nevojë të ketë ende kandidatë nga komunitetet, dhe konkursi i ardhshëm mund të jetë për atë arsye", kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka paralajmëruar se policia mund të hapë së shpejti një konkurs.

Kelani në një konferencë për media ka thënë se konkursi i ardhshëm mund të jetë për shkak të nevojës për kandidatë nga komunitetet, që vjen si pasojë e dorëheqjeve të policëve në Mitrovicën Veriore.

“Për shkak të dorëheqjeve të policëve në Mitrovicën Veriore ka qenë edhe konkursi i fundit, ka nevojë të ketë ende kandidatë nga komunitetet dhe konkursi i ardhshëm mund të jetë për atë arsye. Ka nevojë të ketë ende kadetë të komuniteteve të tjera, mund të jetë edhe konkurs që do t’i dedikohet kryesisht minoriteteve, por nuk përjashtohen edhe konkurset e tjera të radhës që do t’i dedikohen edhe shqiptarëve. Për këtë do të jeni të njoftuar me kohë, se kur dhe për çfarë nevoja do të hapet konkursi i radhës”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Kelani së bashku me Jeton Rexhepin, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë bërë të ditur se në periudhën janar – mars të vitit 2022 janë shënuar 4528 aksidente, kurse në periudhën e njëjtë të vitit 2023 ka pasur 4248 aksidente në total.

Mbi 4 mijë aksidente rrugore në tremujorin e parë të 2023-tës

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika