Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me kafshë

Policia e Kosovës-Ilustrim





Policia e Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën e 14 dhjetorit, në fshatin Debellde, në drejtim të komunës së Vitisë, është parandaluar një rast i kontrabandës me kafshë.

Policia e ka ndaluar një automjet, në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur 15 dele, të cilat “kishin të vendosura në vesh martikula”.

Kjo ngjarje ka ndodhur në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Delet e konfiskuara

“Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20,  në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë  është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore. Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “kontrabanda me mallra”.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika