Policia e Kosovës për protestën në veri: S’kemi penguar pjesëmarrjen e askujt, ishin rreth 1500 persona

"Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues, të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë", thonë nga Policia e Kosovës

Pamje nga Rudari

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, lidhur me protestën e mbajtur në Rudar, ka njoftuar se deklarimet se autobusë me protestues janë penguar nga policia janë të pavërteta.

Sipas tyre, protesta kaloi e qetë dhe pa incidente.

Në këtë protestë sipas policisë morën pjesë rreth një mijë e 500 pjesëmarrës.

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, thuhet në njoftim.

“Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës”.

Sipas policisë, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor.

“Gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetëdëshirë) nuk kanë vazhduar tutje”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës, siç ka njoftuar përmes komunikatës së saj para fillimit të protestës, ka theksuar njohjen e së drejtës ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetar si dhe angazhimet policore në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika