Policia e Kosovës pranon donacion teknologjik nga Ambasada Gjermane

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka pranuar një donacion me pajisje teknologjike moderne nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Donacioni përfshin kompjuterë, monitorë, iPadë dhe një Smart Board të avancuar, të cilat do të përdoren për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve policore të kësaj drejtorie. Pajisjet janë dhuruar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale Gjermane (BKA), i realizuar përmes Zyrës së Ndërlidhësit Policor Gjerman.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilët theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e partneritetit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

Gjatë takimit, u nënvizua se ky donacion përfaqëson një hap konkret në modernizimin e infrastrukturës teknologjike të policisë dhe në rritjen e efikasitetit operacional të saj.

Policia e Kosovës falënderoi Ambasadën Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo ndihmë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimeve policore dhe në thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika