Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshuar mbrëmjen e së dielës në Skenderaj.
Rreth orës 21:00, është raportuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor. Ai është transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF-së në Skenderaj, por pavarësisht përpjekjeve mjekësore, 26-vjeçari i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë angazhuar edhe ekipet tjera kompetente për të hetuar rrethanat e rastit.
Hetimet rreth shkaqeve dhe motiveve që çuan deri te ngjarja tragjike janë ende në proces.