Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen e dy vëllezërve nga dhëndrri i tyre në fshatin Golluboc të Malishevës.
Sipas njoftimit policor, të dy vëllezërit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë ku personeli shëndetësor ka konfirmuar vdekjen e tyre, njofton Dukagjini.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
I dyshuari është arratisur teksa policia ka nisur punën për kapjen e tij.
“Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin policor.
Vrasje e dyfishtë në Malishevë, dy vëllezër vriten nga dhëndrri i tyre