Policia jep detaje të reja për aksidentin në Pejë: Motoçikleta goditi veturën

Foto ilustruese

Një aksident fatal ka ndodhur sot më 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, në fshatin Treboviq të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, pasi humbi kontrollin në një kthesë, kaloi në shiritin e kundërt të rrugës dhe u përplas me veturën që po lëvizte në drejtim të kundërt.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në njëkthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ri të Policisë së Kosovës.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa një tjetër person i lënduar është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po trajtohet.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Njësitet e komunikacionit rrugor të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit./Telegrafi

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika