Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizim të prokurorit të Shtetit, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati.

Sipas njoftimit, i dyshuari është Liridon Hajdar Podrimja, i lindur në vitin 1989 në Gjakovë.

Ai kërkohet për disa vepra penale, përfshirë kanosje ndaj personit zyrtar, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Policia bën të ditur se, bazuar në informacionet zyrtare, i dyshuari konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, adresës elektronike [email protected], aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika