Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të mitur me nevoja të veçanta, i cili është gjetur i vetëm në fshatin Xerxë të Rahovecit

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të mitur me nevoja të veçanta, i cili është gjetur në fshatin Xerxë të Rahovecit.

Fëmija është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec më 24 korrik 2024 rreth orës 13:30, pasi është gjetur i vetëm dhe pa asnjë dokument identifikimi.

“Me datën 24.07.2024 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukej i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.

Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit  të shtetit  lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit ‘lajmëro policinë’, e-mail [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika