Policia: Kujdes ndaj disa dokumenteve të falsifikuara që po qarkullojnë përmes e-maileve

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë një paralajmërim për opinionin publik lidhur me qarkullimin e disa informacioneve dhe dokumenteve të falsifikuara, të cilat janë duke qarkulluar përmes emaileve të ndryshme.

Policia bëri të ditur se këto dokumente, të cilat pretendojnë të jenë të lëshuara nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, janë të pavërteta dhe të falsifikuara.

Në komunikatën për media, Policia e Kosovës ka theksuar se këto e-mail-e, të cilat janë emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, e që pretendojnë të jenë lëshuar nga institucione të ndryshme brenda PK-së”, janë emaile dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

Megjithatë, policia bën të ditur se këto dokumente nuk janë autentike dhe nuk janë lëshuar nga asnjë zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës (PK), përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton opinionin publik lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-mail-e të ndryshme, të disa informacioneve/dokumenteve false, që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se:

Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, kinse të lëshuara nga “Byroja Qendrore e Hetimit, Qendra Kompjuterike e Krimit Kibernetik, Departamenti i Kërkimit dhe Analizës dhe Drejtoria e Policisë, Republika e Kosovës”, e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, njofton Policia.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika