Policia në Mitrovicën e Veriut iu bën thirrje bizneseve për respektimin e qetësisë publike

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut ka bërë thirrje publike për respektimin e dispozitave ligjore që rregullojnë rendin dhe qetësinë publike, veçanërisht nga ana e subjekteve afariste si kafiteritë, restorantet dhe baret.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka treguar se këtë e garanton edhe Ligji në fuqi për mosrespektimin e të cilit, do të ketë kundërvajtje.

“Muzika dhe çdo aktivitet tjetër që prodhon zhurmë nuk lejohet të shqetësojë rendin dhe qetësinë publike jashtë orarit të përcaktuar ligjërisht. Çdo shkelje e këtyre dispozitave do të trajtohet si kundërvajtje dhe do të ndiqet sipas procedurave ligjore. Ligji Nr. 03/L-142 Neni 8 – “Ligji për Rendin dhe Qetësinë Publike…Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri në orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje”.

Qëllimi i kësaj mase është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike.”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka ftuar bizneset të bashkëpunojnë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika