Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë iniciuar dy raste të hetimit të vdekjes në rajonin e Prishtinës.
Rasti i parë është raportuar në Prishtinë më 22 shkurt, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Fushë Kosovë, po ashtu më 22 shkurt, rreth orës 21:20.
Sipas raportit policor, një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.