Policia njofton për 25 kallëzime të rreme, identifikohet 14-vjeçari nga Rahoveci

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prej datës 8 janar 2022 deri me 14 gusht, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” pranë Stacionit Policor në Rahovec janë paraqitur 25 lajmërime të rreme për aktivitetet të ndryshme kundërligjore

Ilustrim

Që nga tetë janari i vitit 2022 e deri më 14 gusht, janë paraqitur 25 lajmërime të rreme për aktivitete të ndryshme kundërligjore në një kafeteri në fshatin Hoçë e Vogël e komunës së Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ku ka theksuar se personi i dyshuar për këto kallëzime të rreme është një i mitur, 14 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre.

“Më datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar (mashkull/shqiptar/kosovar, i moshës 14 vjeçare), i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në  tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme. Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë që kur kanë informacion për shkelje të ligjit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika