Policia parandalon gara ilegale, identifikohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës ka parandaluar disa gara ilegale që ishin duke u bërë në Trudë dhe Prizren, e po ashtu janë identifikuar katër persona të dyshuar për këtë çështje

Policia e Kosovës ka parandaluar disa gara ilegale, ku ditëve të fundit, në dy raste të ndara, në Trudë dhe Prizren, janë hasur persona të dyshuar duke bërë këso gara, me ç’rast janë identifikuar katër persona.

Ndaj këtyre personave në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e veturave dhe inicimin e rasteve për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Policia e Kosovës edhe një herë APELON të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë e trafikut rrugor, duke bashkëpunuar me policinë në parandalimin e këtyre garave, vetëdijesimin e personave që merren me organizmin e garave ilegale dhe raportimin me kohë në polici për çdo informacion që kanë për persona apo grupe që planifikojnë të organizojnë gara dhe bashkërisht të mundemi t’i ndalojmë dhe ndaj të dyshuarve policia të merr masat e duhura ligjore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se mbajta e këtyre garave ilegale rrezikon seriozisht sigurinë e të gjithë atyre që janë pjesë e trafikut rrugor.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika