Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kërkesa për bashkëpunimin e qytetarëve është lëshuar më 26 tetor, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar, Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose në stacionin më të afërt policor.

Informacionet mund të përcillen në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, si dhe në numrin 039 432 327 të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika