Policia zbulon plantacion me 500 bimë kanabis në Gjilan, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot se ka zbuluar një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, në bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë.

Sipas njoftimit, bimët narkotike ishin të mbjella në katër sera dhe ndodheshin në një fazë të mirë zhvillimi.

Gjatë kontrollit policor, përveç plantacionit, është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë si dhe dëshmi tjera të rëndësishme për hetimin.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Prokurori kujdestar është njoftuar menjëherë, ndërsa shkatërrimi i lëndëve narkotike do të bëhet në koordinim me organet përkatëse.

Policia thekson se aksionet e këtij lloji do të vazhdojnë në kuadër të luftës kundër narkotikëve dhe trafikimit të paligjshëm.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika