Politikani serb Arsenijeviq kërkohet nga Policia e Kosovës, deklarohet për rastin

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, për shkak se në pronat që i përkasin atij dhe familjes së tij janë gjetur armë e municion. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka thënë se i njëjti do të arrestohet posa të hyjë në Kosovë, e vetë Arsenijeviq e quajti këtë aksion kurdisje për ta larguar nga politika

Disa herë u arrestua për mosrespektim të urdhrave të policisë së Kosovës, por Aleksander Arsenijeviq tash po kërkohet për një vepër më të rëndë.

Një ditë më parë, në një aksion të organeve të drejtësisë në Vallaq të Zveçanit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni, në pronat e politikanit serb.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Arsenijeviqi, nuk është gjetur në Kosovë dhe se i njëjti është në kërkim.

“Ai nuk ndodhet në Kosovë organet e ndjekjes janë në kërkim, është i kërkuar patjetër se po momentin që vjen në Kosovë do të ndalet dhe është çështje e prokurorisë e policisë… Sipas informatave që më janë dhënë tri prona të tij dhe familjes së tij janë bastisur dje janë gjetur edhe paisje për kriptovaluta që është shkelje doganore një jelek antiplumb dhe disa gjëra të tjera minore, por që tregojnë se ai ka qenë i kycur në krim që një kohë të gjatë..”, ka thënë Xhelal Sveçla – Ministër në detyrë i Punëve të Brendshme.

Aleksandar Arsenijeviq në një përgjigje për televizionin ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, porse sipas tij gjithçka është politike dhe se kjo deklaratë e Sveçlës e rrezikon një gjykim të drejtë.

“Jam i gatshëm të marr pjesë në çdo proces gjyqësor që është ligjor dhe i drejtë, dhe të dëshmoj pafajësinë time. Por deklarata e ministrit Sveçla tashmë më vë në një pozitë të pashpresë — nëse nuk paraqitem, konsiderohem fajtor; nëse paraqitem, rrezikoj të arrestohem menjëherë. Jam mirënjohës që, përkundër të gjithave, nuk m’u është “gjetur” edhe ndonjë substancë narkotike – sepse kjo do të ishte një poshtërim shtesë. Aktualisht ndodhem te familja në Sombor, por jam i gatshëm të kthehem në shtëpi në momentin kur të më sigurohet një gjykim i drejtë – edhe nëse kjo nënkupton që një zyrtar policor të qëndrojë me mua 24 orë në ditë. Mirëmbajtësi që ishte i pranishëm si dëshmitar gjatë kontrollit më ka thënë se zyrtarët kanë shkuar fillimisht pikërisht në atë vend. Kjo është qartazi një kurdisje politike me qëllim largimin tim nga jeta politike, por edhe fizikisht nga vendi im – nga Kosova ime. Hapi i vetëm më tej do të ishte zhdukja ime fizike nga faqja e dheut”, ka thënë – Aleksandar Arsenijeviq – Politikan.

Duke pas parasysh që në këtë pjesë të vendit edhe më tutje gjenden armë, avokati Valdet Hoxha thotë se institucionet duhet të jenë edhe më tutje më të kujdesshme.

“Pavarësisht që Policia e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë e ka në kontroll gjithë territorin e vendit, natyrshëm që specifikat cfarë janë në veriun e vendit e bëjnë më sfidues atë pjesë të vendit në aspeektin e sigurisë, pra ka një brishtësi në aspektin e sigurisë në atë pjesë dhe kjo për shkak të organizimeve të ndryshme për ta mbajtur të gjallë tensionin në atë pjesë të vendit..”, ka thënë Valdet Hoxha – Avokat.

Policia e Kosovës, ka bastisur tri lokacione në veri, e ky aksion u monitorua nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika