Polonia rrëzon dronë rusë në hapësirën e saj ajrore, reagon NATO

Polonia ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës se ka ngritur në ajër avionët e saj luftarakë dhe ka rrëzuar një numër ende të papërcaktuar dronësh rusë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore. Autoritetet polake e kanë cilësuar incidentin si një “akt agresioni” që paraqet kërcënim real për sigurinë e qytetarëve.

Sipas ushtrisë polake, dronët hynë disa herë në hapësirën ajrore të vendit gjatë një vale të sulmeve ajrore ruse mbi Ukrainën, përfshirë edhe rajone pranë kufirit me Poloninë.

Kryeministri polak, Donald Tusk, konfirmoi përmes një postimi në X se është informuar nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me rrëzimin e dronëve dhe masat e marra për neutralizimin e kërcënimit. Ai tha se ka njoftuar menjëherë edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ndërkohë, edhe NATO ka reaguar lidhur me incidentin. Një zëdhënëse e aleancës, Allison Hart përmes një postimi në X, konfirmoi se mbrojtja ajrore e Polonisë dhe e NATO-s është aktivizuar kundër dronëve rusë dhe se Sekretari i Përgjithshëm është në kontakt të vazhdueshëm me lidershipin polak.

“NATO është duke u konsultuar ngushtë me Poloninë”, thuhej në reagim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika