Portugalia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën “pa kushte të reja”

Deputeti nga radhët e Partisë Socialiste e cila drejton Qeverinë e Portugalisë që nga viti 2015, Sergio Sousa Pinto, ka deklaruar se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën "pa kushte të reja"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti portugez Sergio Sousa Pinto





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij delegacionin parlamentar nga Portugalia të përbërë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti Sergio Sousa Pinto, koordinatori politik i Partisë Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, deputeti Tiago Moreira de Sa dhe këshilltari i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Raul Oliveira.

Ata janë duke qëndruar në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Duke diskutuar në emër të delegacionit, deputeti nga radhët e Partisë Socialiste, e cila drejton Qeverinë e Portugalisë nga viti 2015, Sergio Sousa Pinto, ka deklaruar se së bashku me deputetin de Sa, që vjen nga radhët e Partisë Social Demokrate, përfaqësojnë konsensusin nacional të Portugalisë sa i përket rajonit.

Si vend mik dhe aleat i Kosovës, ai ka konfirmuar mbështetjen e Portugalisë drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO.

Në takim u tha se Portugalia gjithashtu mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën pa kushte të reja.

Deputeti nga radhët e Partisë Socialiste e cila drejton Qeverinë e Portugalisë që nga viti 2015, Sergio Sousa Pinto

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë delegacionit portugez dhe falënderoi Portugalinë për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme ndaj vendit, popullit dhe shtetit tonë, veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave të saj në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ndër të tjera, ai foli për rolin e rëndësishëm që Portugalia mund të luajë në raport me vendet mos-njohëse, me theks te Spanja dhe Brazili.

Ndërsa, sa i përket marrëdhënieve të mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, Kurti bëri ftesë për rritje të shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe ekonomike teksa e njoftoi delegacionin me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë të vendit si dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

Pamje nga takimi mes kryeministrit Kurti dhe delegacionit portugez

Gjithashtu, gjatë takimit ata shkëmbyen këndvështrime në lidhje me luftën në Ukrainë, për të cilën ndanë qëndrime të njëjta duke e cilësuar atë si akt agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës.

Kryeministri Kurti e njoftoi delegacionin portugez për vendimet e menjëhershme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ngritjen e sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për programin e Qeverisë për akomodimin e 20 gazetarëve ukrainas, 11 prej të cilëve tashmë janë banorë të Prishtinës.

Ndërkaq, ai shtoi se solidariteti ndaj Ukrainës duhet të vazhdojë.





Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika