Premtimet e Bulliqit për ujë të pijshëm ende të parealizuara në Gllamnik

Banorët e fshatit Gllamnik ende mbesin pa ujë të pijshëm ani pse iu ishte premtuar nga Kryetari Bulliqi se ai do ta zgjidhte këtë problem me ardhjen në postin e kryetarit. Ata shprehen të zhgënjyer me neglizhencën e treguar nga Bulliqi gjersa thonë se as puset, nuk po iu ofrojnë zgjidhje

Syri nuk e arrin të shohë se sa thellë duhet ulur kovën për ujë por këtë po e ndihmon reflektimi i dritës së diellit.

Ky pus është vetëm njëri nga qindra prej tyre të hapur nga banorët e fshatit Gllamnik, në nevojë të madhe për ujë të pijshëm.

Qasja në çdo kohë në ujë të pijshëm në shtëpi kishte qenë një premtim i tani kryetarit, Shpejtim Bulliqi për mosveprimet e të cilit, banorët shprehen të zhgënjyer.

“Kryetari na ka premtu para katër viteve, ka qenë në odën e kusherinit me Mefail Bajqinovcin dhe drejtorin e arsimit, na ka premtu se do ta bëj zgjdhjen, kurrë e nderune nuk na ka marrë parasysh. Le që s’na morri parasysh, po as në zyre nuk na pranoj”, ka theksuar Haki Abdullahu, nga fshati Gllamnik.

Banorët thonë se problemi do mund të zgjidhej me Liqenin e Pollatës por që sipas tyre, krijimi i tij do së paku edhe 10 vjet kohë.

Për rrjedhojë, ata po detyrohen të gërmojnë nëntokën, në kërkim të një zgjidhjeje.

“Këtu kemi provu me hap pusin për një të ardhme më të mirë, por këtu s’ka të ardhme. Qe kushërini e ka qel 36 metra ujë, s’ka këtu. S’kemi të ardhme për me jetu, nëse s’kemi zgjidhje për ujë ne duhet me i marrë antarët e familjes, me u tërheq prej këtuhi edhe me gjet një vend më të sigurt me jetu”, ka thënë ai.

Banorët thonë se rrjeti i ujësjellësit është i shtrirë në fshat prej tash e mbi 202 vite, por i njëjti, mbetet jofunksional.

Megjithatë, ata po paguajnë sikur të ishte.

“Në këtë kohë, faturat vijnë 700-800 euro të fakturune. Vjen inkasanti, e dimë që s’keni ujë po duhet me u fakuturu. Nuk e di se si mund të fakturoemi na kur nuk kemi ujë. Jam në shtëpinë e djalit të vëllaut këtu, ka qenë në mërgim prej 10 vitesh. U kthye për një jetë më të mirë, afër nënës dhe gjyshes dhe pe shihni tash problemin me ujë, qe tre muaj po furnizohet me cisternë dhe atë po duhet me mbush  te ndonjë kojshi. E ka bo hapjen edhe të dy puseve, 35  metra thellësi, nuk ka ujë”, ka deklaruar Bekim Abdullahu, banor i fshatit Gllamnik.

Në televizionin publik, Bulliqi deklaroi mbrëmë se ka filluar procedurat për investimin e akumulacionit të Pollatës prej 60 milionë i cili sipas tij, do ta zgjedh problemin deri në 2065 por që nuk ka dhënë afat, se ka kohë do marrë realizimi i tij.

Raporti fillestar i kësaj të fundit, ishte prezantuar në komunë në prill të këtij viti.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika