Presidenca: Miqësia me SHBA-të është themel i shtetit, pezullimi i Dialogut Strategjik sjell shqetësim të madh

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se raporti me SHBA-të është shtylla më e rëndësishme e shtetit dhe identitetit kombëtar.

deklaratë thuhet se “Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar”.

Presidentja Osmani shpreh keqardhje dhe shqetësim të thellë lidhur me pezullimin e këtij mekanizmi të rëndësishëm, duke rikujtuar se Dialogu Strategjik ishte iniciuar prej saj në vitin 2021, përmes një propozimi drejtuar Presidentit të SHBA-ve, i cili u rikonfirmua në vitin 2022 gjatë takimeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Procesi, sipas Presidencës, u finalizua me konfirmimin përfundimtar në takimin e janarit 2025 në Uashington.

“Çështja e aleancës me SHBA-të, është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-ve dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot”, thekson deklarata.

Presidenca nënvizon se Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-të për forcimin e paqes, demokratizimin e vendit, të ardhmen euroatlantike dhe mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial.

“Siguria e Republikës së Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë”, thuhet më tej.

Në fund, Presidenca shton se do të angazhohet maksimalisht që Dialogu Strategjik të rifillojë sa më shpejt, duke e konsideruar partneritetin me SHBA-të si “busullën më të sigurt drejt së ardhmes”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika