Presidenca përfundimisht nuk do të zhvendoset nga objekti i Kuvendit

Kur Hashim Thaçi ishte president i Kosovës planifikoi që Presidenca të zhvendosej në objektin e Ministrisë së Kulturës dhe kjo e fundit të gjente strehë diku tjetër. Por kjo ide nuk u përkrahë nga pasuesja e tij, Vjosa Osmani. Kabineti i Presidentes Osmani ka konfirmuar se përfundimisht ky plan është anuluar

Presidenca është institucioni më i lartë në hierarkinë kushtetuese të Kosovës.

Por, ndonëse e ka këtë status, Zyra e Presidentit nuk ka një objekt të veçantë.

Që nga paslufta, ky institucion ndan të njëjtin objekt me Kuvendin e Kosovës.

Planin për zhvendosjen e Presidencës në objektin e Ministrisë së Kulturës e kishte hartuar ish-presidenti Hashim Thaçi, por ai mbeti në gjysmë pas dorëheqjes së Thaçit.

Por, kjo ide nuk është përkrahur nga pasuesja e Thaçit, presidentja Vjosa Osmani.

Kabineti i saj ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se Presidenca nuk do të zhvendoset, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Mirëpo faktin se objekti aktual i Presidencës nuk i përmbush kushtet e thotë edhe eksperti i protokollit, Tomorr Avdiu.

“Për shkak se kjo hapësirë ndahet edhe me objektin e Kuvendit edhe në këtë rast të dy instuticione e kanë një përzirje të personelit edhe sa i përket funksionalitetit të tyre. Por, në rastet e tyre vizitat e delegacioneve të larta të niveleve shtetërore, pra kjo nuk i përmbush kushtet për arsye sepse sepse nuk e ka hapësiren e vet ku mund të zhvillohen ceremonitë e pritjes, nderimit dhe ceremonitë që janë të parapara të homologes të Presidencës”, ka thënë Avdiu.

Kur kishte nisur ideja që Presidenca të bartet në objektin e Ministrisë së Kulturës, ishte planifikuar që ky dikaster qeveritar të bartek në ndonjë objekt tjetër.

E, mos realizmit të këtij plani i janë gëzuar punëtorët e kësaj ministrie.

“Realisht për neve e konsiderojme si proces të mbyllur për faktin se na jem të informuar edhe pse jo zyrtarisht, presidentja e vendit ka marrë një vendim ku tërë këtë proces e kanë anuluar si proces instuticional, dmth që objekti i Presidencës nuk do të bartet në Ministrinë e Kulturës”, është shprehur Labinot Berisha, Kryesindikalist i MKRS-së.

Kërkesë për t’u zhvendosur në këtë objekt kishte bërë edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga.

Në Qeveri kjo kërkesë ishte dorëzuar më 2014, por për shkak të kostos së madhe Presidenca ishte tërhequr.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika