Presidentja e Moldavisë akuzon Rusinë për përpjekje destabilizuese para zgjedhjeve

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, ka akuzuar Rusinë se po financon “qindra persona” për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen këtë fundjavë.

Në një video-adresim të transmetuar mbrëmjen e së hënës, Sandu tha se “qindra individë po paguhen [nga Rusia] për të nxitur trazira, dhunë dhe për të përhapur frikë”. Ajo akuzoi Kremlinin se po derdh “qindra miliona euro për të blerë qindra mijëra vota”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të pengojnë rikthimin në pushtet “të atyre që tani po blejnë vota”.

Më herët, autoritetet moldave njoftuan se kishin arrestuar 74 persona dhe kishin kryer 250 bastisje në mbarë vendin, të lidhura me një hetim penal mbi përgatitjet për trazira masive e destabilizim, të cilat, sipas policisë, ishin të koordinuara nga Rusia përmes grupeve kriminale. Hetuesit pohojnë se Rusia kishte planifikuar të trajnonte të rinj moldavë në Serbi për përdorimin e taktikave kundër policisë gjatë protestave.

Shefi i sigurisë kombëtare, Stanislav Secrieru, shkroi në X se “misioni i tyre ishte të organizonin dhunë para dhe pas zgjedhjeve”.

Nga ana tjetër, opozita proruse e drejtuar nga ish-presidenti Igor Dodon ka reaguar duke thënë se bastisjet janë kryer në zyrat rajonale të partisë së tij Socialiste. Ai akuzoi partinë në pushtet të Sandus, PAS, për “frikësim”, duke shtuar: “Qindra bastisje dhe sulme të përditshme ndaj kolegëve tanë tregojnë frikën e Maia Sandus nga rezultatet e zgjedhjeve. Ata e dinë se do t’i humbin këto zgjedhje”.

Sipas sondazheve, partia e Sandus, PAS, pritet të dalë në epërsi, megjithatë analistët vlerësojnë se rezultati i zgjedhjeve të së dielës mbetet i paparashikueshëm.

Moldavia, nën udhëheqjen e Sandus, vitin e kaluar ka nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika