Presidentja e Parlamentit Evropian: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka deklaruar se Kosovës duhet t'i liberalizohen vizat. Po ashtu, ajo e ka cilësuar ditën e sotme si historike, pasi Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë ka nisur punimet

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka deklaruar se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka deklaruar se duhet të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se Kosovës duhet t’i japin liberalizimin e vizave.

“Ne duhet të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe të japim liberalizimin e vizave Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Metsola e ka cilësuar ditën e 23 qershorit si historike, duke ditur që Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë ka nisur punimet.

“Sot është një ditë historike për dy arsye, sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Evropian”, deklaroi ajo.

Pra, para mediave, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Metsola i ka cilësuar si dy çështje që duhet të zgjidhen.

Sipas saj, BE-ja duhet t’i hapë dyert për vendet që e shikojnë atë si shtëpinë e tyre.

“Ne duhet të hapim dyert për vendet që shikojnë BE-në si shtëpinë e tyre. Në kohë lufte duhen marrë vendime të guximshme”, është shprehur ajo.

“Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne duhet përnjëmend të flasim për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar ajo.

Të enjten, do të mbahet samiti dyditor i Bashkimit Evropian në Bruksel. Në mesin e pikave kryesore që pritet të diskutohen nuk gjendet tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, diskutimet do të fokusohen kryesisht te lidhja e BE-së me rajonin dhe rruga evropiane e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

Të enjten, nis samiti dyditor i BE-së në Bruksel

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika