Presidentja Osmani e dekretoi Fejzullah Rexhepin kryetar të Gjykatës Supreme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekreuar Fejzullah Rexhepin si kryetar të ri të Gjykatës Supreme pas takimit me Albert Zogajn, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor dhe rolin e Gjykatës Supreme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekreuar Fejzullah Rexhepin si kryetar të ri të Gjykatës Supreme pas takimit me Albert Zogajn, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në njoftim thuhet se “Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja Osmani ka dekretuar z. Rexhepi, kryetar të ri të Gjykatës Supreme”.

Po ashtu, sipas njoftimit në takim Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi.

Në këtë drejtim, “Presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika