Presidentja Osmani i pret në takim përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës këtë të hënë janë pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës këtë të hënë kanë mbërritur në ambientet e Presidencës së Kosovës, ku pritet të takohen me presidenten Osmani.

Përfaqësuesit e Luginës, të cilët po marrin pjesë në takim janë, Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Medvegjës si dhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Në Serbi ka ditë që është duke u zhvilluar regjistrimi i popullatës. Krerët politikë në zonat shqiptare kanë bërë thirrje vazhdimisht për banorët shqiptarë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për regjistrim.

Ata e kanë akuzuar Qeverinë e Serbisë, se me qëllim që disa vite është duke i pasivizuar listat shqiptare.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika