Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Donald Trump në Nju Jork, ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë botërorë.
“Krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka deklaruar Osmani pas takimit.
Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë ngjarje vjen në kuadër të aktiviteteve të saj në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./Telegrafi