Presidentja vendit, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Presidenca njofton se me këtë rast Osmani e ka uruar ambasadoren për detyrën e re dhe ka shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej.
Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.