Presidentja Osmani pret në takim Komisioneren e Këshillit të Evropës

Presidentja Osmani në takimin e saj me Komisioneren për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, ka theksuar rëndësinë që Kosova të anëtarësohet në KiE, si hap të rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka pritur në takim, Komisioneren për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës(KiE), Dunja Mijatoviq.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim ndër të tjera, është diskutuar edhe për të drejtat e njeriut, luftimin e dhunës në familje dhe avancimin e të drejtave të grave dhe komuniteteve joshumicë.

“Në takim me Komisioneren Mijatoviq, Presidentja Osmani ka përmendur progresin e institucioneve të vendit në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me të gjitha konventat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Osmani e ka njoftuar Mijatoviq për të gjitha veprimet institucionale për fuqizimin ekonomik të grave, si dhe angazhimin që është duke u bërë në përkrahje të kategorive të margjinalizuara të shoqërisë.

Presidentja Osmani thuhet se ka përmendur edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, duke theksuar se Kosova është mishërim i vlerave, të cilat i përfaqëson Këshilli i Evropës.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika