Presidentja Osmani takohet ambasadorin Hovenier, rithekson rëndësinë e lirimit të policëve

Presidentja Vjosa Osmani u takua me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Diskutuan në veçanti për zhvillimet në fushën e sigurisë në veri të vendit dhe lirimin e policëve të Kosovës të kidnapuar nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani në takim me ambasadorin e ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier më të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë në veri të vendit.

Presidentja Osmani, ka ritheksuar nevojën për lirim të menjëhershëm të policëve të Kosovës, të cilët u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës. Ajo po ashtu shprehi mirënjohje për qëndrimin e qartë të SHBA-ve sa i përket lirimit të policëve”, thuhet në njoftim e presidencës.

Në takim sipas njoftimit po ashtu “ u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika