Presidentja Osmani takohet sot me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, shkak paga minimale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takohet me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të diskutuar ligjin e pagës minimale dhe mospërfshirjen e veteranëve në atë ligj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet këtë të martë me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL – UÇK).

Këtë e konfirmoi për RTV Dukagjinin, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili bëri të ditur se do të diskutohet për ligjin e pagës minimale, dhe mospërfshirjen e veteranëve në atë ligj.

Takimi pritet të mbahet rreth orës 14:00.

Ligji parasheh që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Ky ligj ka hasur në kundërshtime të mëdha nga ana e veteranëve të luftës, për shkak se ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Të shtunën e kaluar veteranët kanë protestuar në kundërshtim të miratimit të ligjit nga Kuvendi i Kosovës. Në protestë ata kërkuan nga presidentja Osmani që të mos e dekretojë atë ligj.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika